Një person ka humbur jetën ndërkohë që pesë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, pas testimit të një medikamenti eksperimental me bazë kanabis.
Ngjarja ka ndodhur në Rennes të Francës, ndërkohë që përgjegjëse është një kompani portugeze e licencuar nga qeveria. Lajmi u dha nga Ministria franceze e Shëndetësisë, e cila komunikoi se personat i ishin nënshtruar testit me vullnetin e tyre. Medikamenti ishte zhvilluar në një laborator evropian.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të incidentit që ka rezultuar tragjik për një prej vullnetarëve. Molekula e krijuar nga kompania Bial, merrej në rrugë orale dhe ishte një medikament që shërbente për të qetësuar dhimbjet.
Kompania rrezikon të vuajë pasoja të rënda pas këtij skandali. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash, përfshirë vrasjen në rrethana pakujdesie.
Mediet kanë raportuar se kompania mund të përballet me gjoba dhe sanksione.