Figura e dashur e Islamofobëve Xhabir Hamiti, i ashtuquajturi Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, duke iu referuar ngjarjes në Mekë ku mbetën të vdekur 717 persona, ka thënë se tragjedia ka ardhur si rezultat përcaktimit të ritualeve fetare në periudha të ndryshme kohore, të cilat nuk përkojnë me kushtet e sotme.
“Ajo që ka ndodhur dje në Mina- Mekë, është rezultat i mbetjes peng të myslimanëve ndaj mendimeve të hershme juridike fetare, të lëshuara nga dijetarët myslimanë në periudha të caktuara specifike kohore”.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se dijetarët myslimanë duhet t’i rishikojnë dekretet fetare e jo të vazhdojnë me qëndrimet e vjetra, për shkak se ato nuk janë kompatibile me rrethanat e reja.
“Kjo tragjedi e radhës është argumenti më i drejtpërdrejtë i cili tregon se myslimanët duhet t`i rishikojnë fetvat – dekretet fetare të tyre, e jo të vazhdojnë të mbesin peng e qëndrimeve të hershme, të cilat sot më nuk mund të jenë më plotësueshme dhe as të realizueshme për shkak të rrethanave të reja – kohore dhe vendore. Hedhja e guralecëve në kohë dhe në vend të caktuar është përcaktuar atëherë kur numri i haxhinjëve – vizitorëve të vendeve të shenjta nuk ka kaluar numrin e 100.000 vetave”.
“Prandaj, ky rast si dhe shumë të tjerë, më së miri tregojnë se dijetarët e sotëm të Islamit duhet rishikuar qëndrimet juridike, të cilat dijetarët e mëhershëm myslimanë i kanë nxjerrë në momente dhe rrethana të caktuara vendore, ambientore, politike dhe gjeografike. Myslimanët sot vazhdojnë të vuajnë, jo për shkak të Islamit, por për shkak të gjendjes së mjeruar të mendimit mbi Islamin”.
Ky skandal i Xhabirit nuk është i pari, pasi që edhe më herët Xhabiri ka sulmuar sunnetin në mënyra më të turpshme, por të shfrytzohet një tragjedi e madhe për ta promovuar vehten është turp për personin në fjalë