Skandali në Austri: Sterilizimi i dhunshëm i femrave të paafta

Austrinë e ka tronditur një prej skandaleve më të rënda në historinë e këtij shteti. Pasi është publikuar lajmi se femrat e sëmura fizikisht dhe mendërisht janë detyruar të sterilizohen dhunshëm në shtëpitë austriake, që nga viti 2001, në publik kanë folur disa ekspertë që kanë vërtetuar pohimet e mediave.

Ditorja vjeneze “Die Presse” ka cituar psikiatrin Ernst Berger për fëmijë, i cili thotë se procedurat kirurgjike të sterilizimit janë mbuluar zakonisht si operacion të zorrës qorres. Gratë dhe vajzat, kryesisht të mitura, nuk ishin as të vetëdijshme se çka ndodhë me to, e as që nuk do të mund të kenë fëmijë. Gjithçka që ishte e nevojshme për të kryer operacionin ishte që prindërit të japin pëlqimin e tyre, ndërsa mjekët jo rrallë kanë bërë presion tek ta që të pajtohen me këtë. Shpejt sterilizimi u bë kusht i pranimit të personave në shtëpitë e kujdesit për personat e prapambetur mendërisht.

“Ky ishte një sekret publik, por askënd nuk e interesonte”, ka thënë për “”Die Presse” mjeku Berger, duke shtuar se psikiatri i dikurshëm vjenez, Andreas Rett, ka përkrahur sterilizimin e detyruar të njerëzve, koeficienti i të cilëve ishte më i vogël se 85.

“Rett ishte paraardhësi im dhe qartë ma ka thënë qëndrimin e tij për këtë aspekt”, thekson Berger, duke shtuar se qëndrimi i Rettit ishte i njohur për publikun, meqë e ka shpallur haptas në një Kongres të mbajtur në vitin 1975.

Mbi këtë bazë nuk mund të përjashtohet mundësia që vajzat janë sterilizuar dhunshëm, madje edhe nëse nga këndvështrimi i sotshëm nuk ishin të hendikepuara. Në Austri deri në vitin 2000 ishte në fuqi ligji që lejonte sterilizimin e femrave me të meta, por vetëm me leje të gjykatës.  /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakTurqia ka futur mësimet fetare në shkolla
Artikulli vijuesFlamer spiunoi në Lindjen e Mesme më shumë se pesë vite