Sllovakia – shteti i vetëm pa xhami në BE

I rrethuar me një bashkësi relativisht të vogël, Jozef Lenç, profesori universitar i shkencave politike pati fatin ta gjej rrugën personale drejt Islamit.

“Islamin e gjeta vetë”, thotë profesori 34 vjeçar i cili pranoi e Islamin në moshën e tij 25 vjeçare, shkruan The Slovak Spectator

“Gjatë kohës kur vizitoja nënën, e kisha zakon të shkoj në kishën katolike, mirëpo diçka më mungonte, veçanërisht në këndvështrimin historik. Dogmat krishtere u pranuan më vonë, hap pas hapi, me ndërhyrje të fortë politike dhe interesa të tjerë.” Kur i ra në duar një libër rreth Islamit, Lençi u mundua të mësoj diç më tepër për këtë fe. “Dija shumë gjëra rreth Islamit. Jam munduar të agjërojë gjatë muajit Ramazan, ndaj ky ishte vetëm një hap i vogël që të konvertohem në musliman”, thotë Lençi, duke potencuar se familja dhe shoqëria e tij nuk e kishin problem këtë.

“Nëna ime madje ndaloi përgatitjen e mishit të derrit kur unë shkoja për drekë”. Shumë vite pas konvertimit të tij, ai pranon se përgjithësisht në Sllovaki ekziston opinion negativ rreth muslimanëve. “Njerëzit nuk mund ta kuptojnë se Islami mua më liroi”, thotë Lenç dhe shton: “Vërtetë nuk kam asnjë varësi. Nuk pi alkool.”

Në Sllovaki, bashkësia muslimane numëron dikur rreth 4-5000 anëtarë, të cilën në përgjithësi e përbëjnë emigrantët të cilët kanë ardhur të studiojnë nga vendet evropiane viteve të 90-ta dhe kanë vendosur të mbeten këtu.

43 vjeçari, Muhammed Safuan Hasna, shef i fondacionit Islam në Sllovaki dhe përkthyes erdhi nga Siria në vitin 1991 për studime.

“Pas mbarimit të studimeve nuk ishim në anëtar të Unionit Gjeneral të studentëve muslimanë në Sllovaki, ndaj vendosëm të themelojmë një organizatë të re”, thotë ai. Me rritjen e muslimanëve, më 1999 bashkësia formoi fondacionin e vet që të jetë përfaqësues i muslimanëve. Më vonë, në vitin 2009, në Bratislavë është hapur Qendra për dialog interkulturor Kordoba, i cili kryesisht konsiderohet institut qendror Islam në Sllovaki. Aktivitetet e fondacionit përfshijnë namazet e përbashkëta, ekspozita dhe kurse arsimore rreth Islamit. Fondacioni boton një buletin, organizon programe për fëmijë dhe tubon donacione për të varfrit.

Problemet

Krahas integrimit shoqëror, muslimanët sllovak kanë vërejtje për mossukses të shtetit që ta pranojë Islamin si religjion zyrtar. Në vitin 2007, parlamenti sllovak ndërroi ligjin ashtu që duhet së pakti 20.000 anëtarë për pranimin, duke e bërë këtë të pamundur për bashkësinë muslimane e cila përbën mezi 5000 anëtarë.

“Organizata të ndryshme spekulative filluan ta keqpërdorin ligjin”, thotë për The Slovak Spectator, Ján Podmanický anëtar i partisë Smer e cila ishte njëra nga nënshkrueset e ligjit të ri. Rasti i njëjtë dallon krejtësisht në Republikën fqinje Çeke, ku janë të nevojshëm vetëm 300 anëtarë që të konstituohet një bashkësi fetare. Atje janë të regjistruara 34 bashkësi fetare, kundrejt 18 të tilla në Sllovaki. Disa nga ato 18 bashkësi fetare janë të regjistruara menjëherë pas formimit të Sllovakisë së pavarur, ndërsa 13 prej tyre nuk ballafaqohen me ligjin e ri ngase kanë mbi 20.000 anëtarë sipas regjistrimit të vitit 2011.

Podmanický është i sigurt se askush muslimanëve nuk mund t’ua ndalojë praktikumin e fesë së vete, meqë liria e religjionit është i garantuar me ligj. “Mirëpo nuk është roli i Republikës Sllovake të sigurojë përmbajtje dhe financim të religjioneve të cilat nuk kanë përmbajtjen masovike të banorëve dhe, nuk paraqet religjion tradicional Sllovak”, potencon Podmanický. Hasna është i bindur se ligji ka për qëllim muslimanët. Për muslimanët, pranimi shtetëror mund të ndihmojë në promovimin e aktiviteteve të tyre dhe të sigurojë mbrojtje legale.

“Me siguri që ne do të mbijetojmë mirëpo do të mund ta përmirësonim pozitën tonë në sytë e Sllovakëve”, thotë Hasna. “Supozoj se të gjithë jemi të integruar, ndaj nuk e shoh të arsyeshme refuzimin.”

Mungesa e xhamive paraqet edhe një problem për muslimanët e Sllovakisë, të cilët nuk kanë gjetur vend për tubim dhe kryerjen e namazit. Duke jetuar në shtetin e vetëm evropian pa asnjë xhami, zyrtarët e fondacionit Islamik kanë tentuar të marrin leje për ndërtimin e një xhamie në Bratislavë, por kërkesa e tyre është refuzuar. “Do të kishte qenë mirë, sikur të ekzistonte një xhami në Bratislavë, thotë Azim Farhadi 39 vjeçari me prejardhje afgane.

Provokimi i medieve

Përfaqësimi mediatik i muslimanëve duke i ndërlidhur me terroristët, gjithashtu shton brengat e përhapjes së opinionit kundër muslimanëve.
“Njerëzit e moshuar nuk janë të informuar sikur të rinjtë, të cilët kryesisht informohen përmes medieve”, shton ai. “Nganjëherë është turp ajo çfarë janë duke bërë mediet sllovake”. Farhadi bëri një program për televizorin sllovak rreth integrimit të të huajve. Theksoi fjalën “Islamist” me të cilën kolegët e tij gazetarë kanë për qëllim ekstremistët fetarë. Në sytë e opinionit, kjo fjalë ndërlidhet ngushtë me Islamin.

Elena Gallová Kriglerová, drejtoresha e etniteve dhe kulturave (CVEK) në Bratislavë, pajtohet me kritikën e medieve të Farhadiut. “Mediet krijojnë ndjenjë frike nga Islami”, thotë ajo. “Zakonisht këtë nuk e bëjnë me vetëdije, por paragjykimet e gazetarëve luajnë rol të rëndësishëm”.
Gjatë disa anketimeve të mendimeve të Sllovakëve rreth pakicave dhe religjioneve, CVEK ka zbuluar se 70% e të anketuarve nuk arsyetojnë lejen shtetërore që muslimanët ta praktikojnë fenë e vete.

Gjysma e të anketuarve pajtohen që qendrat kulturore islame nuk duhet lejuar në Sllovaki. “Njerëzit frikësohen se nëse rast të lejimit të një xhamie, do të filloj migrimi i muslimanëve me shumicë, mandej do të mundohet të na konvertojnë në Islam dhe do të zotërojnë këtu”, thotë Kriglerová. Kriglerová ia mvesh disa paragjykime historisë apo konservatizmit të fortë krishterë.
“Para 100 viteve, pranë pallatit shtetëror, ka qenë katedralja e Shën Martinit, një sinagogë hebreje, një kishë ortodokse dhe xhamia – njëra pranë tjetrës”, thotë ajo.

“Sot në atë vend kanë mbetur vetëm ajo katolike dhe kisha ortodokse.”

Muslimanët sllovak: Ëndrrat dhe sfidat (onislam.net)

Perktheu: L.M. Islampress

Artikulli paraprakMali – Përhapja e fesë islame në Mali
Artikulli vijuesPërhapja e fesë islame në Tunizi