Somalia e cila deklaroi mbështetjen e saj ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në masat kundër organizatës terroriste FETÖ, pas tentativës së tyre për grusht shteti, ka deklaruar se 3 shkolla dhe një spital të cilat gjenden në Somali nën varësinë e kësaj organizate nga dita e sotme do të jenë nën administrimin e Ambasadës së Turqisë në Mogadisho, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet diplomatike thuhet se një nga shtetet që i ka dhënë një goditje të rëndë organizatës terroriste pas 15 korrikut, kur kjo organizatë tentoi të bëjë grusht shteti në Turqi, është Somalia.
Në këtë kuadër, duke u bazuar në kërkesën e Turqisë, Somalia ka vendosur ndalimin e aktivitetit për 3 shkolla dhe një spital të cilat ishin nën administrimin e Nile Academy nga data 16 korriku i këtij viti. Somali ka kërkuar gjithashtu që punonjësit e këtyre institucioneve të lënë vendin brenda një jave. Ndërkohë koha që qeveria i njohu këtyre personave përfundoi ditën e djeshme.
Sipas këtij vendimi 3 shkollat dhe spitali nga kjo datë do të jenë nën administrimin e Ambasadës së Turqisë në Mogadisho.
Ndërkohë në mënyrë që shkollat dhe spitali të vazhdojnë punën pa ndërprerje u tha se Turqia është në bisedime me partnerët e saj në Somali.
Në lidhje me arsimin krahas mësuesve dhe kuadrove të kualifikuara që do të dërgohen nga Turqia për mbarëvajtjen e mësimdhënies thuhet se do të merren në punë edhe mësues të kualifikuar vendas. 3 shkollat kanë një kapacitet prej 850 nxënës.
Nga ana tjetër familjet e mësuesve të cilët punonin në këto institucione thuhet se kanë nisur të lënë vendin pas vendimit të shtetit somalez. Mësohet se ata të cilët janë larguar nga Somalia kanë udhëtuar drejt Kenia-s, ndërsa fakti se do të kthehen ose jo në Turqi, ende nuk dihet.
Ndërkohë spitali i marrë nën administrimin e Ambasadës së Turqisë në Mogadisho pritet të kalojë nën kujdesin e spitalit të hapur më parë nga Shteti turk atje dhe i cili mban emrin Recep Tayyip Erdoğan.
Pas tentativës për grusht shteti zyrtarë të lartë, deputetë dhe shumë qytetarë somalezë protestuan në shenjë solidariteti me popullin turk. Ndërsa krerët më të lartë të vendit dënuan tentativën për grusht shteti dhe deklaruan se janë pranë popullit turk në këto ditë të vështira.