Ekskluzive:Besniku 18 vjeqar që kishte shkatërruar tanket serbe në kohën e luftës! (video)

0
3559

Krismat e para në Prekaz dhe sidomos jehona e pushkëve të lirisë më 24 Mars të vitit 1998 në Gllogjan, u bënë Kushtrim edhe për shumë djem të Junikut, të cilët pa asnjë hezitim iu bashkuan luftës për liri.

Në rrugën e lirisë së këtij prijësi dhe strategu, padyshim u radhitën edhe djemtë e Junikut, prej të cilëve sot janë dëshmorë të kombit: Edmondi, Ismeti, Gëzimi, Xhaferi, Avdyli, Shkelzeni, Arifi, Fadili, Bashkimi, Ademi, Shabani, Mehmeti, Isaja, Sadiku, Bajrami, Jaha, Musa, Bujari e Besniku, e shumë e shumë të tjerë, të cilët me shumë pijetet po i nderojmë e përkujtojmë sot.

Korriku i vitit 1998, sidomos 28 Korriku “Beteja e Zharrës”, aq e madhe dhe e lavdishme, do t’i lartësojë në pavdekësi dëshmorët e kombit, Avdyl Jasiqin, Shkëlzen Gacaferin dhe Arif Gjocin, të cilët dhanë shembullin e sakrificës dhe atdhedashurisë për tokën dhe emrin e shqiptarisë.

Edhe betejat e lavdishme të Kosharës, do të kenë protagonistë djemtë e Junikut, si bërthamat e para të themelimit të Brigadës “138 Agim Ramadani”, atdhetarë dhe çlirimtarë të vërtetë si Fadil Maloku e Bashkim Jasiqi.

Shndërrimi i Junikut në zone, nga kaluan mbi pesëdhjetë mijë vullnetarë e armatim, është një kontribut i jashtëzakonshëm në luftën tonë për liri.Kumti.com

Besnik Jasiqi rrjedh nga një familje patriotësh, u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet në zonën e Junikut, u dallua si ushtari devotshem për kundër moshës së tij si 18 vjeqar në luftën kundër pushtuesit./Kumti.com

Videon mund ta ndiqni nga min 8.08