Në gjithë botën sot shënohet Dita e Kafshëve. Kjo ditë, pra 4 tetori, ka për qëllim vetëdijesimin e njerëzve për padrejtësitë që i bëhen botës shtazore, por edhe që të nxisë organet shtetërore të respektojnë dispozitat ligjore që kujdesën për mbrojtjen e kafshëve.
Sipas të dhënave të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës, 21 për qind e të gjitha llojeve të gjitarëve të njohur janë të rrezikuar, 30 për qind e ujorëve, 12 për qind e zogjve, 28 për qind e zvarranikëve, 37 për qind e peshqve dhe 35 për qind e jokurrizorëve.

Dita Botërore e Kafshëve është themeluar më 1931 në Firencë.
Nuk ka informacione nëse në Kosovë kujtohet kjo ditë me ndonjë aktivitet. Mirëpo, tashmë në disa qendra të vendit janë ngritur strehimore për qen e mace të rrezikuara.