Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot pritet të vendosë në procesin për krime të luftës së Vojisllav Sheshelit, një nacionalisti serb, i cili akuzohet për nxitje vrastare të spastrimit etnik gjatë viteve ’90 në luftërat e Ballkanit.
Shesheli, 61 vjeçar, nuk do të jetë i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës. Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai është zhytur në politikën serbe, duke iu adresuar turmave gjatë tubimeve të ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë kundërshtim të hapur ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.
Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli përballet me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.
Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.
Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.
Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara, Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007.
“Në fund, Shesheli nuk arriti të krijonte një ‘Serbi të Madhe’; ai arriti të krijonte një Serbi më të vogël dhe i dha botës një periudhë të spastrimit etnik”, kishte thënë ajo.
Shesheli njihet për fjalimet e tij të zjarrta dhe kërcënimet e ashpra, sikurse zotimi për t’i vrarë kroatët duke “ua nxjerrë sytë me lugë të ndryshkura”. Një herë, ai kishte bërë një paralele ndërmjet tij dhe kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Shesheli, i cili e ka mbrojtur veten në gjykatë, është deklaruar i pafajshëm. Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm, gjë që do të kërkonte transferimin e tij në Hagë.
Ekstradimi i tij do të përbënte një dilemë për qeverinë e Serbisë, pasi dorëzimi i tij do të zemëronte bazën e përkrahësve të qeverisë, të cilët e shohin këtë gjykatë perëndimore si të anshme kundër Serbisë.
Por, refuzimi për bashkëpunim me gjykatën do t’i rrezikonte fondet që Serbia pranon nga Bashkimi Evropian, të cilit synon t’i bashkohet qeveria aktuale serbe.
Në një intervistë dhënë edicionit serb të Newsweek, Sheshi ka thënë se ai pret të dënohet deri në 25 vjet burgim.
“Nëse qeveria më ekstradon, atëherë unë do ta mbaj dënimin. Unë nuk do të kthehem vullnetarisht në Hagë”, ka thënë ai.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Shesheli është shfaqur në emisione televizive, pastaj publikisht ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.
Ai në vazhdimësi po i nxit ndjekësit e tij të ekstremit të djathtë në tubime, para zgjedhjeve të përgjithshme në prill, në të cilat, lideri i Partisë Radikale Serbe shpreson ta fitojë një ulëse.
You Might also Like
Ja sa para kanë dhënë Muslimanët e Britanisë për Ramazan
Sipas një vlerësimi nga Forumi i Bamirësisë Muslimane se Muslimanët Britanik kanë dhënë 100 milion…
By
Redaksia
1 Min Read
Bota e nderoi, Kosova e refuzoi: Lamtumirë Zaha Hadid (Video)
Dje vdiq Zaha Hadid, një nga arkitektet më kreative e më të njohura në botë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosova e serbizuar
Duket krejt syrrealiste por Kosova ne janar 2017 eshte më e serbizuar se ne janar…
By
Redaksia
2 Min Read
Kryeministri: Jemi të gatshëm t’i pranojmë në atdhe kosovarët që shkuan në luftë në Siri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfaqur gatishmërinë që Kosova t’i riatdhesojë kosovarët, që janë…
By
Redaksia
2 Min Read
Ambasada Gjermane ndryshon procedurat për viza
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se prej 1 shkurtit të këtij viti në…
By
Redaksia
2 Min Read
Haradinaj: Lista e investimeve strategjike, arrin vlerën 1.8 miliardë euro
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se si Qeveri kanë para vetës 11 investime strategjike, në…
By
Redaksia
2 Min Read
