Një përbërës i veçantë i tryezës sonë, hap oreksin, pikante, shumë e shijshme për meraklinjë.
PËRBËRËSIT
250 gr speca turshi djegës,
2 lugë gjelle salcë hudhre (për recetën kliko > KETU),
1/2 lugë kafeje me piper speci të kuq pluhur.
PËRGATITJA
Fusim specat një e nga një në një shufër teli. I pjekim në skarë për 3-4 minuta nga çdo anë.
Vendosim specat e pjekur në një pjatë dhe heqim shufrën e telit. Shtojmë 2 lugë gjelle me salcë hudhre mbi speca, i spërkasim me pak piper speci pluhur dhe i shërbejmë.