Specialja përçan opozitën

Vetëm një ditë para se të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të dhomave të specializuara, opozita në Kosovë nuk ka koordinuar veprimet nëse do të bojkotojë seancën apo do të qëndrojë brenda sallës për ta kundërshtuar aprovimin.
 
Votimi i amendamenteve kushtetuese që parashihet të ndodhë të premten me 2/3 e votave të deputetëve, apo 81 sosh ka “çuar peshë” gjithë skenën politike në vend dhe ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë e rebelimit ditën e premte.
 
Madje, tabori opozitar një ditë më parë paralajmëroi bojkotimin e seancës plenare të së premtes, si rrugë për të kundërshtuar aprovimin e ndryshimeve kushtetuese.kohaislame
Artikulli paraprakMes gazetarisë dhe aktivizmit. Gazetari, a mund të jetë gjithçka që shkruhet?
Artikulli vijuesKritike negociatat e Greqisë me kreditorët: Marrëveshje ose falimentim deri të martën