Spitali Amerikan ka kërkuar në formë presioni ndaj Report Tv, për heqjen e emrit të spitalit nga lajmi i përfshirjes nga flakët të ambienteve të brendshme, ku humbën jetën dy pacientë.
Spitali Amerikan ka shantazhuar se në të kundërt Report Tv nuk do të përfitojnë nga buxheti i reklamave, shkruan Shqiptarja.
Report Tv ka “sqaruar se edhe pse disa media e kanë pranuar heqjen e emrit të spitalit, ne nuk mund biem pre e shantazhit”. “Korrektësia e informacionit vlen më shumë se reklama”.
Ndërkohë, disa media kanë pranuar të fshijnë lajmin e ngjarjes së rëndë, ndërsa disa media të tjera kanë fshirë emrin e spitalit privat.
Spitali në fjalë është në pronësi të organizatës FETO e cila ka organizuar tentativë për grusht-shtet në Turqi.