Analisti politkë, Jon Leka në një deklaratë për GazetaBlic ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2014 ka qenë kundër formimit të ushtrisë, mirëpo nuk e sheh si sinjal të prishjes së koalicionit.
“Kjo mund të vërtetohet në arkivat e parlamentit. Partia duhet të marrë përgjegjësi dhe të korrigjojë gabimet e veta nëse i ka bërë e nëse jo të sqarohet jo pse atëherë ishte kundër por çka e shtyn sot të jetë kundër ligjit të ushtrisë”, ka thënë Leka për GazetaBlic.Leka pohon se sqarimi duhet të bëhet sidomos kur dihet se ligji nuk është vetëm për ushtrinë.
“ Sidomos kur kihet parasysh se ligji nuk është vetëm për ushtrinë, por më shumë për të folur në mënyrë transparente me miqtë e Republikës se Kosova është lodhur duke u varur nga shantazhet, sabotimet dhe lufta e egër e Serbisë, duke sabotuar politikat e brendshme të Kosovës.SHBA-të, NATO dhe tjerët e dinë se ky veprimi i Presidentit vjen nga kjo pengmarrje e shtetit nga një shtet tjetër dhe e kuptojnë më mirë se LDK dhe kundërshtarët e përhershëm të luftërave dhe ushtrive, sikur të ishin ato për të pushtuar vende e tjera e jo për mbrojtje”,shtoi ndër të tjera Leka.Mirëpo të gjitha këto nuk janë sinjal i prishjes së koalicionit sipas Lekës.“Nuk janë sinjale këto për tu prish koalicioni ngase qëndrimet e qeverisë dallojnë nga ato të eksponentëve të shumtë politikë të LDK-së. Isa Mustafa duket të jetë i vetmi që ka kuptuar se për çka bëhet fjalë në këtë krizë që është eskalimi i një gjendje të rëndë të shtetit që nga dita e pavarësisë e deri sot”, ka përfunduar Leka./GazetaBlic