Ibrahimi i drejtohet Ahmetit, pleqëria pranë dhenve do të ishte mirë për ty

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar vizitën e fshehtë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të bërë Hasanbegut dhjetë ditë pas vërshimeve.

“Nëse në Kumanovë nuk mund të shkosh se ke frikë nga ata që i ke tradhtuar dhe nëse në Hasanbeg shkon vjedhurazi si një hajdut që ka drojë të mos e kapin në flagrancë, seriozisht duhet të pyetesh se a ia vlen kaq shumë ta poshtërosh veten vetëm që ta shpëtosh shpurën e kriminelëve, vagabondëve dhe matrapazëve të krijuar ndër vite? Një pleqëri e qetë pranë dhenve do të ishte për ty më e mirë se një pensionim i detyruar me poshtërim”, ka shkruar në rrjetin social facebook, nënkryetari i BESËS, Zeqirija Ibrahimi.

Artikulli paraprakKonventa turko-jugosllave e vitit 1938 dhe reagimet shqiptare
Artikulli vijuesFatimja dhe Katica merren me ‘shpullën e Zhernovskit”, “harrojnë” Monstrën dhe thymjen e këmbëve të burgosurve!