Gjate hulumtimit rreth krishterizimit dhe lëvizjeve për krishterizim në Evropë, kemi zbuluar statistika shume te rrezikshme, te cilat deshëm apo jo duhet t’i shqyrtojmë, shifrat e shoqatave dhe organizatave krishtere ne boten islame është ne një rritje te hatashme. Sot ne bote janë afërsisht 250.000 shoqata te krishtere, qe kane ne prone:
- 100 milionë kompjuterë,
- 25 rrjete elektronike (ueb faqe), te shpërndara kishave më të mëdha te botes,
- 100 milionë e 25.000 (100.025.000) ekzemplare librash te botuara dhe te shtypura ne mbi 150 gjuhe,
- 500 kanale satelitore dhe lokale,
- 100.000 qendra, institute dhe stacione për përgatitjen e misionareve ne nivel te botes islame.
Ekspeditat e jashtme kane realizuar te ardhura ne vlere prej mbi 8.9 bilionë $. Ne ndihme iu dalin 82 milionë kompjuterë, kane shtypur e botuar 8861 libër dhe 24.900 revista mujore krishterizuese ndërsa shifra e Ungjillëve te shpërndarë falas kap shifrën e 53 milionë ekzemplarëve.
Stacionet radiotelevizive te krishtera janë 3240 ndërsa gjate vitit 1991 për mbështetjen e buxhetit te krishterizimit janë dhënë afër 181 miliardë $, qe për dy vite ka shënuar rritje ne 30 miliardë $ ngase ne vitin 1989 ishte 151 miliardë $. Kjo qarte tregon shtimin e madh te mbështetjes dhe përkrahjes financiare te krishterizimit ne nivel botëror.
Disa nga metodat e ekspeditave krishtere
– Shërbime humane, si: ndihma ne ushqim, mjekësi, etj, me te cilat arrijnë më së lehti tek muslimanët. Ata mbajnë Ungjillin ne një dore dhe ilaçin ne dorën tjetër.
Sikur fatkeqësitë ne boten islame ua japin shansin me te mire për t’ua ofruar këto ndihma mashtrime, nëpërmjet te cilave realizojnë synimet e tyre.
– Shkatërrimi moral ngase sot neper kisha konsumohet vera, organizohen vallëzime e koncerte për te rinj dhe reja (kryesisht adoleshente), duke tentuar kështu te mbizotërojnë mbi te rinjtë dhe t’i tërheqin ne krishterizëm, sidomos nëse te rinjtë janë muslimanë.
– Nxjerrja e libra dhe broshurave ne te gjitha gjuhet dhe tematikat rreth krishterimit, duke shpikur gënjeshtra e trillime ne ato fusha studimi, libra dhe artikuj (te cilët i botojnë se kinse feja mëson këtë e këtë, ka citate te kësaj tematike e natyre, etj). Ne kuadër te kësaj hyjnë edhe revistat, botimet periodike dhe gazetat e panumërta qe janë drejtpërdrejtë ne shërbim te krishterizimit.
Edhe pse shume janë përhapur këto gjera megjithatë Islami ec i patrembur, krenar, jo pse muslimanët janë te forte, por për arsye se ai vet është i forte, arsyeshëm, dhe nëse sot i konvertojnë 1000 muslimanë ne krishterizëm nesër -me lejen e Allahut- 50.000 do te hyjnë në Islam! Ndryshe perse tere kjo frike dhe pasiguri nga Islami, ne veçanti ne France, qe sipas studimeve te fundit ne te, thuhet se ajo ne vitin 2050 do te behet shtet islam.
Burimi: www.islamway.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp
16-5-2007