Vëllazëria Myslimane: Nuk bashkëpunojmë me grusht shtetin, por nuk rrokim armët

Vëllazëria myslimane e Egjiptit nuk do të punojë me autoritetet uzurpatore të grusht shtetit. Kështu deklaroi një anëtar i bordit ekzekutiv të Vëllazërisë Myslimane.

“Ne refuzojmë pjesëmarrjen në çfarëdo pune me autoritetet uzurpuese,” tha Sheikh Abdul Rahman el-Barr, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të grupit.
“Ne i bëjmë thirrje protestuesve që të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të qëndrojnë të qetë. Ne refuzojmë praktikat shtypëse, praktika të cilat I përdori ushtria ndaj nesh. Ne refuzojmë vrasjet, arrestimet, frenimin e lirisë së medias dhe mbylljen e kanaleve televizive
Ne nuk do ti rrokim armët
“Ky është një grusht shteti ushtarak. Ne do të mbetemi duke protestuar derisa ta privojmë atë, dhe derisa legjitimiteti I presidentit tonë të kthehet në vend,” tha njëri nga liderët e Vëllazërisë Muhamed El-Beltagy.
I pyetur nëse Vëllazëria mund të rrokë armët, ai u tha: “Jo Kjo është e pamundur.”Kjo lëvizje 85-vjeçare e cila u shtyp për një kohë të gjatë në vitet e sundimit ushtarak, hoqi dorë nga dhuna dekada më parë.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakEzani i sabahut në Ramazan, do të thirret në televizionin e Londrës
Artikulli vijuesREAGIMI I ASOCIACIONIT TË DIJETARËVE MUSLIMANË LIDHUR ME NDODHITË NË EGJIPT