Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka përfunduar realizimin e grafikës që tregon me detaje sesi u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit që shkaktoi 247 viktima në rajonet qendrore të vendit.
Në grafikën e bërë publike nga ky institut, ilustrohen më qartë valët e lëkundjeve të njëpasnjëshme, që pikënisjen e kanë në Rieti e më pas u përhapën edhe në rajone të tjera.
Ndërkohë, autoritetet janë në betejë me kohën në gjetjen e ndonjë të mbijetuari në rrënojat e lënë pas nga tërmeti shkatërrimtar.
Mes viktimave është konfirmuar edhe një shtetas shqiptar, ndërsa disa të tjerë po marrin mjekime në spital, jashtë rrezikut për jetën. /TCH/