“Suedia është kundër çdo forme të armëve kimike. Përdorimi i armëve kimike është krim lufte dhe gjenocid. Siria ka shkelur Rezolutën për armët kimike”, ka theksuar Wallstrom
Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, ka reaguar për shkak të vendosjes së vetos së Rusisë dhe Kinë ndaj projektrezolutës në Këshillin e Sigurisë së OKB-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se të martën Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj projektrezolutës në KS të OKB-ve me të cilën kërkohej vendosja e sanksioneve kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad për shkak të kryerjes së sulmeve me armë kimike në luftën e Sirisë.
“Vetoja e Rusisë dhe Kinës thellë më pikëlloi”, theksoi Wallstrom në një deklaratë. Ministrja kujtoi se është e vërtetuar se forcat e regjimit në Siri dhe organizatat terroriste, mes të cilave gjendet edhe DEASH-i kanë përdorur armë kimike.
“Suedia është kundër çdo forme të armëve kimike. Përdorimi i armëve kimike është krim lufte dhe gjenocid. Siria ka shkelur Rezolutën për armët kimike”, ka theksuar Wallstrom.
Ajo paralajmëroi edhe ndihmë financiare prej rreth 200.000 euro për komisionin e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), që do të merret me hetimet për përdorimin e armëve kimike në Siri.
Johnson për veton e Rusisë dhe Kinës: Dëshpërim i thellë
Britania ka reaguar ndaj vetos të cilën Rusia dhe Kina vendosën ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së).
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, përmes një deklarate e ka cilësuar si dëshpërim i thellë veton ruse dhe atë kineze ndaj rezolutës kundër përdorimit të armëve kimike në Siri. “Pengimi i Rusisë dhe Kinës ndaj reagimit të KS të OKB-së kundër përdorimit tmerrues të armëve kimike në Siri është dëshpërim i thellë”, ka thënë Johnson.
Ai ka rikujtuar se përmes një hetim Këshilli i Sigurimit ka gjetur se janë kryer sulme me armë kimike nga regjimi sirian dhe DEASH ndaj popullit sirian.
“Megjithë mbështetjen e shumicës së Këshillit të Sigurimit, Rusia, së bashku me Kinën, zgjodhën të bëhen pengesë. Britania do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për viktimat e këtyre sulmeve monstruoze me armë kimike dhe të punojë për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike në Siri dhe vende të tjera”, ka vazhduar Johnson.
Jean-Marc Ayrault: Rusia ka përgjegjësi të madhe kundrejt popullit të Sirisë dhe tërë njerëzimit
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka reaguar ashpër ndaj vetos të cilën Rusia dhe Kina vendosën ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së).
“Rusia, e cila vendosi veto ndaj projekt-rezolutës së përgatitur nga SHBA-të, Franca dhe Britania, ka përgjegjësi të madhe kundrejt popullit të Sirisë dhe tërë njerëzimit”, është shprehur Ayrault përmes një deklarate me shkrim.
Duke e cilësuar si totalisht të papranueshëm përdorimin e armëve kimike nga organizata terroriste DEASH dhe regjimi i Damaskut ndaj popullatës civile në Siri, Ayrault ka paralajmëruar se autorët e vrasjeve të këtilla duhet medoemos dënuar.
“Franca ndihet thellësisht e pikëlluar nga mosarritja e miratimit të një rezolute në KS të OKB-së për dënimin e fajtorëve”, ka thënë Ayrault.