Suedia shet mbi njëmijë kisha

Kisha suedeze ka nxjerrë në shitje mbi një mijë ndërtesa të kishës për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga zbritja e numrit të anëtarësimeve në 10 vitet e fundit.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë ‘SVT’, përcjell Telegrafi, në dekadën e fundit 1 milion persona kanë ndërprerë anëtarësimin në kishë.

 

Kryetari i Këshillit të Kishave, Börje Holgersson, në një deklaratë theksoi se kisha suedeze ka nxjerrë në shitje mbi njëmijë ndërtesa të kishës për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga zbritja e numrit të anëtarësimeve në 10 vitet e fundit.

Pasi që lajmi ishte përdorur në media, Kryepeshkopja e Kishave suedeze, Antje Jackelen, u bë shënjestër në rrjetet sociale. Në postimet e bëra nga djathtistët ekstrem, është kritikuar Jackele se “Nuk bën asgjë pos lavdërimit të fesë Islame dhe Profetit të saj dhe se nuk ka dalë krah kishave të shitura”.

Jackele në një deklaratë më parë për gazetën ‘Morgonbladet’, kishte thënë se “Muhamedi nuk është një Profet i rremë. Myslimanët dhe të Krishterët i besojnë të njëjtit Zot. Mendoj se Muhamedi edhe sot është frymëzim për miliona njerëz për drejtësi, paqe dhe jetë të mirë”. /Telegrafi/

Artikulli paraprakThe Economist: Nëse Serbia dhe Kosova shkëmbejnë territore, shpërthen Ballkani
Artikulli vijuesMarrëveshja “mashtruese”