Si pasojë e këtij sulmi ku helikopterët kanë lëshuar 3 bomba fuçi, të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Si pasojë e një sulmi ajrorë të regjimit të Asadit në rajonin e kontrolluar nga opozitarët në Halep, të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Nexhip Ensari, një punonjës i mbrojtjes civile në Halep, tha për gazetarin e AA se helikopterët e regjimit të Asadit kanë sulmuar spitalin Bejan dhe tregun pranë tij, vende këto që ndodhen në rajonin e kontrolluar nga opozitarët. Si pasojë e këtij sulmi ku helikopterët kanë lëshuar 3 bomba fuçi, të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur. Ensari ka thënë gjithashtu se në mesin e të plagosurve janë edhe 5 anëtar të mbrojtjes civile.
Në deklaratën e tij Ensari ka vënë në dukje gjithashtu se në mesin e të vrarëve ka fëmijë dhe gra. Ndërkohë ai ka theksuar se spitali është rrënuar krejtësisht.
Duke theksuar se puna e kërkim shpëtimit në terren ende vazhdon, Ensari në vijim tha se një numër i madh ndërtesash dhe mjetesh janë shkatërruar plotësisht dhe se edhe ekipet zjarrfikëse janë duke punuar për të fikur zjarrin e shkaktuar si pasojë e shpërthimeve.