Sulmet ajrore ruse në Siri kanë lënë të vrarë më shumë se 1000 civilë

Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë më shumë se 1000 civilë, bënë të ditur një organizatë e monitorimit e cila gjendet atje që gati katër muaj, raporton Indeksonline.

 
Këto sulmet filluan më 30 shtator, dhe kanë lënë të vrarë 1,015 civilë, duke përfshirë më shumë se 200 fëmijë, bënë të ditur observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani.
 
Po ashtu, nga këto sulme kanë mbetur të vrarë edhe 893 xhihadistë të ISIS-it, dhe 1.141 militantë të tjerë të opozitës, duke përfshirë anëtarët e Al-Kaidës.
 
Për vetëm tri javë sulmet e Rusisë lanë të vdekur mbi 700 civilë.
 
Rusia është një aleate e fortë e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, dhe ka koordinuar sulmet e saj me Damask, duke thënë se ajo ka synim ta zhdukë ISIS-in dhe grupet e tjera terroriste.
 
Por aktivistët dhe rebelët sirianë akuzojnë Moskën, duke thënë se është fokusuar më shumë me luftëtarët e opozitës se sa me ISIS-in.
 

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se sulmet që ajo ka bërë në Siri kundër xhihadistëve kanë vrarë civilë të pafajshëm

Artikulli paraprakKërkohet nisja e bisedimeve për konfliktin në Siri
Artikulli vijuesVIDEO – Forca jonë