Hashim Thaçi është i pari që pranon se është i lehtësuar nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Austri, kështu e parafrazon artikullin e shkruar nga presidenti Thaçi EurActiv.com
Ndërkohë Thaçi në shkrimin e tij ka trajtuar edhe çështjen e pjesëmarrjes së kosovarëve në ISIS duke thënë se kosova nuk është strehë e sigurt për ekstremistët. Ne shkrimin e tij, Thaçi ka thënë se Kosova nuk është myslimane por nje shoqëri qytetare sekulare.
“Ne as nuk jemi një strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë se kosovarët janë liderë regjional në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”