Sumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Sumejja Abdulkadir, është muslimania e parë që arrin të siguroj fitoren dhe të futet në këshillin e qytetit të Milanos.

Sipas raporteve të Ministrisë së Punëve të brendshme, Sumejja e cila gjendet në listën e të majtëve të moderuar, Partisë Demokratike, ka marrë 1016 vota dhe me këtë është bërë pjesë e këshillit të kryeqytetit ekonomik italian.

Sumejja është 38 vjeçare dhe është me prejardhje palestineze, ndërsa udhëheq projektin kundër dhunës ndaj grave. Projekti i saj quhet “Aisha”.

Në biografinë zyrtare të saj shkruan se Sumejja është e lindur në Peruxha të Italisë, ka dy diploma, një të Biologjisë dhe një të gjuhëve dhe kulturave të huaja. Ajo ka magjistruar në sociologji, ndërsa momentalisht punon për doktoraturën.

(Islampress)

Artikulli paraprakRamazani nxjerr në pah solidarizimin e shqiptarëve në Maqedoni
Artikulli vijuesPolicia skoceze shqyrton lejimin e mbulesës si pjesë të uniformës policore