“Swissleaks”, shokon sistemin bankar botëror

Pretendohet se një bankë e njohur angleze i “ka ndihmuar klientët e saj të pasur të fshehin me miliarda dollarë nga taksat” përmes llogarive në filialin e saj në Zvicër.

Pretendimi është hedhur nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulmtues, i mbledhur nën gazetën franceze “Le Monde”.

Sipas dokumenteve të grumbulluara falë punës së përbashkët të 157 gazetarëve nga 47 vende të botës dhe të publikuara nga ky konsorcium banka e njohur britanike nëpërmjet filialit të saj zviceran i ka ndihmuar klientët e saj të pasur që të fshehin të ardhurat.

Numri i llogarive të fshehta që u shmangen tatimeve është mbi 100 mijë, kurse shuma e parave që mbahet në këto llogari është rreth 120 miliardë dollarë.

Mes emrave të përmendur në këtë listë bëjnë pjesë Mbretët e Jordanisë dhe Marokut, kushëriri i Kryetarit të Shtetit të Sirisë Beshar Esad. Ndihmëspresidenti i Haitit, modelistë dhe stilistë të famshëm, aktorë të kinemasë dhe deputetë.

Sipas dokumenteve që mbajnë emrin “Swissleaks” 3 mijë e 105 e numrave të llogarive bankare që janë hapur në degën kryesore të kësaj banke në Zvicër janë të personave nga Turqia.

Shuma totale e aseteve të turqve të pasur në këto llogaritë bankare llogaritet të jetë rreth 3 miliardë e 400 milionë dollarë.

Sipas pretendimeve banka klientët e saj për të fshehur nga taksat paratë e tyre nuk i ka ndihmuar vetëm përmes degës qendrore të saj në Zvicër, por edhe duke i fshehur nga autoritetet shtetërore depozitat e këtyre klientëve edhe në vendet ku ka filiale.

Banka britanike e ka pranuar që në filialin e saj në Zvicër disa gabime kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

Grupi i madh bankar njoftoi se ka bërë rregullime me qëllim për të penguar përdorimin e shërbimeve bankare për të pastruar para apo invazion fiskal.

Specialisti i IT, Herve Falciani, i cili në degën e kësaj banke në Zvicër ka punuar ndërmjet viteve 2006-2008 kishte kopjuar dosjet e 100 mijë klientëve dhe ishte arratisur për në Spanjë.kohaislame

Artikulli paraprakKontrata kolektive për arsimin nënshkruhet nesër
Artikulli vijuesKosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Drejtësinë