Taksistët e Gjevgjelisë paralajmëruan se do të dalin në protesta ku planifikojnë që ta bllokojnë tërë qytetin me rrethinë. Ato janë të pakënaqur nga vendimi i djeshëm i Qendrës për Menaxhimin me Kriza që në të ardhmen transport bazë për refugjatët të jetë treni, përderisa taksi dhe autobusi mund të shfrytëzohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, transmeton zhurnal.mk
Taksistët vlerësuan se vendimi i këtillë i vendos ata në një pozitë të vështirë dhe nuk i jepet e drejta që të fitojnë ndershëm.
Ata kërkuan që refugjatët të kanë të drejtën e zgjedhjes se cilin transport duan që ta shfrytëzojnë dhe jo t`i imponohet për ta shfrytëzuar trenin.
Burimi i lajmit: http://www.telegraf.mk/aktuelno/makedonija/332321-trka-za-profit-taksistite-od-gevgelija-sakaat-uste-da-prevezuvaat-migranti