Taravari: Sot në Tetovë duhen të gjithë shqiptarët

Strugë, 4 gusht- Mjeku Arben Taravari nga Lëvizja për Reforma në PDSH shkroi një koment sensibilizues me situatën e krijuar në Tetovë pas vërshimeve që ndodhën mbrëmë.

 
“Sot në Tetovë ka nevojë për 1 mijë burra e 1 mijë gra!
 
Këta duhet me pastru kanalet e kalbura që kanë infrastrukturë që daton që nga shekulli i 19!
 
Sot në Tetovë duhen mijëra burra dhe gra, me ndihmu ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore ndihmuar nga dora njerëzore!
 
Sot në Tetovë duhen të gjithë shqiptarët dhe Zoti me qënë afër atyre zemrave të dërmuara që humbën familjarët e tyre…
 
Sot Tetovës i duhet ndihmë! Le të jemi aty për të, për veten tonë!”, shkroi Taravari, transmeton zhurnal.mk
 
© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakMinistri Stavrevski është i painteresuar, nuk hap llogari bankare për Tetovën!
Artikulli vijuesPlenumi studentor hapi një stendë për donacione për Tetovën