Tatuazhet, të rezikshme për shëndetin

Shkencëtarët pohuan se personat të cilët bëjnë tatuazh janë të rrezikuar nga shfaqja e sëmundjes Hepatit C.

Studimi i realizuar nga Universiteti British Columbia tregoi se personat të cilët bëjnë tatuazh janë më të rrezikuar nga Hepatiti C dhe sëmundjet e tjera të gjakut.

Ndërsa në një studim ku marrin pjesë 30 shtete përfshirë këtu Kanadanë, Iranin, Italinë, Brazilin dhe Amerikën vërtetohet se rastet e shfaqura të Hepatitit C janë të lidhura direkt me tatuazhin.

Në një artikull të botuar në revistën International Journal of Infectious Diseases bëhet e ditur se gjatë procesit të tatuazhit për të injektuar pigmentet e ngjyrave, lëkura shpohet nga gjilpëra 80-150 herë në sekondë. Në rastin kur tatuazhi bëhet me mjete të pasterilizuara ose pa zbatuar teknikat e duhura të higjienës infeksioni mund të transmetohet edhe tek të tjerët.

Përveç kësaj studiuesit pohojnë se bojërat e përdora gjatë tatuazhit nuk mbahen në enë sterile dhe në këtë mënyrë enët kthehen në vatër infeksioni.

Sipas studimit në mes të rreziqeve të kanosura nga tatuazhi mund të radhisim Sidën, Hepatitin B, infeksione bakteriale e sëmundje të tjera shumë serioze për shëndetin./brezi/kohaislame

Artikulli paraprakReumatizma, shkaqet dhe trajtimi
Artikulli vijuesAthinë, vrasje barbare me motive raciste