Ekspertët e gjumit pohojnë se të fjeturit në krahun e djathtë konsiderohet i dobishëm për të sëmurët e zemrës, për faktin se zemra është në një pozicion të rehatshëm , që ndihmon qarkullimin e gjakut në mënyrë më të mirë.
Gjithashtu ndihmon uljen e shtypjes së gjakut dhe përqindjen e rrahjeve të zemrës. Studiuesit konfirmojnë se gjumi në krahun e djathtë ka dobi të shumta dhe sidomos në fillimin e procesit të gjumit sepse i fjeturi rrotullohet gjatë gjumit në formë të natyrshme.
Ekziston një çështje e rëndësishme për të cilën këshillojnë psikologët rreth shërimit të pagjumësisë, ajo është të pastruarit e duarve, fytyrës, këmbëve si dhe të praktikuarit e një meditimi dhe mendimi pozitiv ndihmon për një gjumë të qetë.
Është për t’u habitur se profeti Muhamed, ka urdhëruar të praktikohen po këto gjëra, të marrim abdest, të shtrihemi në krahun e djathtë si dhe t’i drejtohemi Zotit të Lartësuar me lutje.