E ke pyetur ndonjëherë veten si t’i përgatitësh perimet dhe si i ruajnë ato më shumë vlerat ushqimore? Të gjalla apo të gatuara? Nutricionistët thonë se kjo nuk është përgjigje e thjeshtë, derisa rekomandojnë se disa perime dhe zarzavate duhen gatuar, ndërsa të tjera jo. Cilat janë në fakt, ato që i humbasin vlerat gjatë gatimit dhe të tjerat që i ruajnë ato.
“Disa produkte kanë më shumë vlera ushqimore të konsumohen të pagatuara, ndërsa të tjera kanë nevojë që të piqen që të lëshojnë lëndët ushqyese” – thotë Daën Jackson Blatner, dietolog në Chicago. Që nga asparagu e deri te domatja, ja cilat janë ushqimet që duhen dhe nuk duhen gatuar.
Asparagu – i gatuar
Rrepa – e gjallë
Brokoli – e gjallë
Kërpudhat – të gatuara
Qepa – e gjallë
Specat e kuq – të gjallë
Spinaqi – i gatuar
Domatet – të gatuara