Të hënën klasën e parë e nisin 36 mijë e 261 fëmijë

Mbi 400 mijë nxënës do të ulën në bankat shkollore nga 3 shtatori i këtij viti. Prej tyre 36 mijë e 261 fëmijë do të fillojnë mësimin në klasën e parë, 295 mijë në shkollat e mesme të ulëta dhe 106 mijë e 829 nxënës në shkollat e mesme.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2012/2013, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

“Ne tani po fillojmë vitin e ri shkollor, andaj shfrytëzoj rastin që t’iu them se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të gjitha përgatitjet që ky vit shkollor të jetë me fillim të suksesshëm, vazhdimësi të suksesshme dhe me përfundim të suksesshëm”, thuhet ndër të tjera në urim.kohaislame

Artikulli paraprakKurti: Qeveri servile, protektorat edhe më tutje
Artikulli vijuesKeqardhje për Malin