Të jesh femër

Të jesh femër, nuk do të thotë të jesh joshëse apo të dukesh si e tillë, por të jesh e bukur në shpirt, punëtore, kembëngulese në synimet e tua, e palodhur deri në realizimin e tyre.

Të jesh femër, do të thotë të mbjellësh farën e mirësise në tokë.

E nderuar motër!
Ti po më jep imazhin e një femre që nuk e di cfarë do, se nuk e di cfarë është!
Nëse Zoti deshti dhe ti gëzon lirinë tënde të shprehjes, lëvizjes dhe zgjedhjes, a duhet të jetë interesi yt vetëm që t’i shfrytëzosh ato me “foto në fb, lokale dhe shoping, interes për të qenë në qendër të vëmendjës për lukun dhe sensualitetin tënd, tv dhe muhabete te kota me shoqet”, apo këtë liri duhet ta shprehësh në progesivitetin tënd, në formimin dhe prezentimin e vlerave tua qe Zoti t’i besoi ty?

Ti je zemra e llojit njerëzorë dhe qenia jote nuk është vetëm vlerë biologjike, por dhe vlerë shoqërore.
Dhe në vend se të jesh pjesë e diskutimit të realitetit, ti je vetë temë diskutimi…!

Pse?
A je e vetëdijshme për atributet e tua dhe për fuqinë e ekzistencës tënde ??
Cdo qëllim, nismë a organizim shoqërorë si themelin kryesorë dhe prioritet të cdo gjëje ka vënë familjen dhe femrën si shtyllë të saj.
Zoti të caktoi ty të drejta ashtu sikurse dhe obligime, ti ke një pasuri të madhe të dhuntive sepse ti pasqyron shembullin me të rëndësishëm të kësaj shoqërie.
Islami thërret në përsosmëri dhe përfeksionin e vlerave njerëzore sa më shumë dhe si fillesë në këtë rrugë të ka caktuar ty.

Të mjafton si nder dhe krenari që je muslimane.
Ti je diell që ndricon këtë planet, siguron dhe mbronë vazhdimësinë e dashurisë dhe mirësisë mbi këtë tokë.
Zoti yt të ka dhënë me Islamin atë që nuk I ka dhënë femrës kurrë asnjë kulturë e as civilizim në historinë njerëzore duke synuar që ta mbajë sa më të sigurtë dhe të mbrojtur nga cdo destruktivitet.

Ti duhet ta dish që me qëllimet tua,kulturën dhe veshjen tënde transmeton vlera të këtij Dini, dhe pasiviteti yt, zbeh bukurinë dhe vlerën tënde. Zbeh dhe krenarinë që Islami ka me ty!
Duhet të jesh e vetëdijshme që saherë që të ketë dicka të gabuar në jetën tënde, duhet të kërkosh gabimet brenda vetës tënde.
Nga brenda rrjedh gjithcka!

Motra ime, ji e durueshme, sycelë dhe e mencur!
Ndiq shembullin e Aishes, Hadixhes, Fatimes, me të cilat krenohet mbarë bota Islame. Duke pasuar shembullin e tyre, ti mund të arrish atë që shumë burra bashkë nuk mund ta arrijnë.
Po, ti mundesh!
Sepse Allahu është në ndihmën e atyre që shpresat dhe deshirat ia adresojnë Atij dhe me këtë synojnë vetëm kënaqesinë e tij.

Mos lejo që negativizmi i atyre që jetojnë përreth teje të të bëjnë të harrosh synimet dhe aspiratat tua në këtë jetë!
Nxito, se e tashmja është rezultat I të kaluarës tënde ashtu sikur se do të jetë e ardhmja jote rezultat I së tashmes.

Kur fokusi yt të jetë në vlerat mendore dhe shpitërore, zemra është e mbrojtur nga lakmia dhe zemërimi.
Cdo valë deti kur shtrihet në bregdet sjell dicka nga thellësia e tij ose lë gjurmët e saj, ashtu sikurse njeriu duhet te harmonizojë aftesitë e tij për të realizuar idetë e dhe për të nxjerrë më të mirën nga vetja.

Mos u lodh kurrë se qëni korrekte!
Mos u lodh kurrë se qëni e fortë!
Mos u lodh kurrë se qëni femër!
Qofsh e bekuar!

Besarta Shatri

Artikulli paraprakMbushen xhamitë në Zvicer
Artikulli vijuesZaevi me kusht: Nëse nuk e tërheq Ivanovi vendimin për amnisti nuk shkojmë në Vjenë