Të paktën 60 mijë persona kanë vdekur në pesë vite nën torturë ose për shkak të kushteve të këqija të burgosjes në burgjet e regjimit sirian, theksoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
“Që prej marsit 2011, të paktën 60 mijë persona kanë vdekur nën torturë apo për shkak të trajtimeve të kqija, kryesisht për mungesë të ilaçeve dhe ushqimit, në burgjet e regjimit”, njoftoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane. “Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në burgun Saydnaya dhe në qendrat e burgimit të shërbimeve sekrete të ushtrisë së ajrit dhe sigurimit të shtetit”.
Ai theksoi se kjo shifër është pranë nga burime pranë regjimit.