Të përndiqesh prej burkinit në Francë: një muslimane nga Australia detyrohet ta lërë plazhin

Mbase Franca i “çmon fort” liritë njerëzore, por kur vjen puna te burkini, është e vendosur të mos hapë rrugë.

Incidenti më i fundit është ai i një muslimaneje nga Australia, që e veshur me burkini ka ndeshur në reagim të ashpër në një plazh të Francës, duke u shtrënguar të largohet.

Zeynab Alshelh, një studente 23-vjeçare për mjekësi, ka treguar në një kanal televiziv se kishte udhëtuar drejt Francës me familjen e saj për ta parë gjendjen nga afër e për të treguar solidaritet me muslimanet atje.

Ajo i ka thënë BBC-së në një prej programeve të saj se nuk mund ta kuptonte se si ishte e paligjshme të shkoje në plazh me burkini.

Ndërkohë që ndalimi i burkinit në qytete e qyteza të rivierës franceze ishte hedhur poshtë gjatë gushtit prej gjykatës administrative, Alshelh ka shkuar në plazhin Villeneuve-Loubet. Aty ajo është ndeshur me kundërshtinë e vendasve, që i kanë thënë asaj dhe familjarëve që e shoqëronin se duhej të largoheshin, e se në të kundërt do të thërrisnin policinë.

Në pamjet filmike të shfaqura në kanalin televiziv, është parë një burrë teksa kërcënon se do të thërrasë_91295149_00e58be1-cbe1-4c2a-9505-b7f5e37eda98 policinë nëse nuk largohen.

“U larguam sepse nuk donim të shkaktonim më probleme,” ka rrëfyer Zeynab Alshelh, që e ka pësuar prej bikinit të veshur prej saj e prej së ëmës.

“Ata (vendasit) nuk ishin të lumtur që ne gjendeshim atje, edhe pse ishte plazh ku ndalimi i burkinit qe anuluar,” vijon rrëfimi.

Studentja muslimane që mori rrugën nga Australia për të treguar solidaritetin me muslimanet në Francë i ka thënë kanalit Channel 7 se pretendimi që femrat të cilat i mbulojnë flokët apo fytyrat janë të shtypura është i rremë.

“E shoh qesharake këtë!”, është shprehur ajo.

“Eshtë simbol i besimit tim, është simbol i fesë sime, e të dalësh e të mbash hixhab ndihmon që njerëzit të përqendrohen në atë çka brenda njeriut, e jo në atë çfarë ka jashtë,” ka vënë në pah vajza muslimane që pati një eskperiencë të pakëndshme në plazhet franceze. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakPërgjigje kryediplomatit austriak për mbulesën tonë: ja pse ajo nuk blihet e as shitet me para
Artikulli vijuesSHËNIM: Gjeni diçiturën….