Të shtëna në Mitrovicën e Veriut: Dy të plagosur, njëri në rrezik jete

Sonte, rreth orës 21:30, në qendër të qytetit të Veriut të Mitrovicës, kanë ndodhur të shtëna, gjë që ka rezultuar me plagosjen e dy personave, njëri prej të cilëve ka marrë lëndime të rënda.Shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Zhelo Bojiq, për KosovaPress ka konfirmuar se si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të plagosur, por momentalisht nuk ka mundur të japë informacione shtesë.

Ndërkohë, KosovaPress merr vesh se të plagosurit janë dy persona të nacionalitet serb, Caviq Stefan dhe Koshiq Aleksandar.

Siç thonë burime të KosovaPress, viktimat janë dërguar në spital në veri të Mitrovicës për trajtim, ndërsa gjendja e Caviq Stefanit mësohet të jetë kritike sa rrezikon edhe jetën e tij. 

Artikulli paraprakMigrenë
Artikulli vijues“Ja pse i urrej myslimanët”: Arsyeja do ju befasojë