– Pesë njerëz janë plagosur në qytetin francez Valencë kur një patrullë ushtarake para një xhamie të cilën e ruan ka hapur zjarr në një veture.
Siç shkruajnë mediat lokale, drejtuesi i veturës nuk ka dashur që të ndalojë kur I është thënë dhe ka lëvizur drejt ushtarëve të cilët e kanë gjuajtur.
Në këtë incident janë lënduar drejtuesi i veturës dhe një person që gjendjet me të si dhe tre ushtarë.
Përveç kësaj thuhet se ka të lënduar edhe në mesin e besimtarëve.
Një ushtar e ka goditur vetura derisa një besimtar është qëlluar nga plumbi qorr, shkruan websajti “Dofine Libere”.
Sipas mediave shoferi nuk kishte me vete lejen e qarkullimit dhe motivet për sulm deri më tani nuk janë të njohura. Ai është dërguar në stacionin e Policisë.