Telegraf: Egjipti po përpiqet të ketë rol lider në rajon

Gazeta britanike Telegraf, i ka kushtuar një artikull përpjekjeve egjiptiane për të luajtur një rol lider në mbarë vendet arabe, sidomos gjatë krizës aktuale në Gaza. Ndërkohë, Izraeli ka dërguar negociatorët e tij në Kajro për të diskutuar rreth një armëpushimi afatgjatë.

Pas revolucionit që shpërtheu në Siri, marrëdhëniet e Hamasit me Iranin dhe Sirinë u zbehën, duke ia lënë vendin forcimit të marrëdhënieve me vendet fqinje sunite, kryesisht Egjipti, Katari dhe Turqia. Ditët e fundit Kajro ka organizuar një takim mes këtyre vendeve, ku i ftuar ka qenë dhe kreu i Hamasit, Halid Mishal, ku u diskutua lidhur me hapat që duhen ndjekur për zgjidhjen e krizës në Gazza.
Të tre këto vende ofrojnë një model të rrallë për të gjithë vendet e Mesdheut, pasi kanë marrëdhënie të shëndosha me perëndimin dhe në veçanti me Amerikën, por kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Megjithatë, ato e kundërshtojnë politikën e kryeministrit izraelit ndaj çështjes palestineze.
Sipas gazetës, nëse Egjipti do ia dalë mbanë për nënshkrimin e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, do i kërkojë SHBA-ve të jetë garanti kryesor për çdo armëpushim mes këtyre dy palëve. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakBreiviku i shkruan letër “motrës”
Artikulli vijuesDjali i ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon: Do ta rrafshojmë Gazën me tokë!