Televizioni serb prezanton një dëshmitar për trafikim organesh

Televizioni serb ka publikuar një video në të cilën duket një person i cili deklaron se në Kosovë janë transplantuar organe.

Në këtë intervistë dëshmitari tregoi se si kinse ishin organizuar punët nga operacionet e trajnimit në spitale të improvizuara e deri te transportimi i trupave në Aeroportin e Tiranës. Sipas tij ai është trajnuar për transplantim të organeve.

Prokurori Vladimir Vekariç tha se në veri të Shqipërisë përveç trajnimit të ushtarëve është bërë edhe trajnimi për transplantim të organeve.
Ai tha se prokuroria serbe beson në dëshminë e këtij dëshmitari të mbrojtur sepse sipas tyre ai ishte pjesmarrës direkt në ngjarje dhe se kanë vendosur të publikojnë këtë dëshmi sepse janë frikësuar se do të mbulohet rasti.

Vekariç shpjegoi se dëshmitari flet për “Shtëpinë e Verdhë”, e cila është e njohur për publikun.
Prokurori serb për krime lufte, Vukçeviq tha se hetuesi kryesor i ekipit të BE-së që merret me “tregtimin e organeve të njerëzve në Kosovë”, John Ëilliamson është njoftuar me pohimet e këtij ‘dëshmitari’. /ndx/kohaislame

Artikulli paraprakKosova, djep i investimeve turke
Artikulli vijuesGurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor