Tenda e organizatës terroriste PKK në Bruksel ende nuk është hequr

Leja e dhënë nga Belgjika pavarësisht se PKK-në e llogarit si organizatë terroriste, shkaktoi reagimin e turqve të cilët jetojnë në Belgjikë

 

BRUKSEL (AA) – Në tendën e cila është ngritur nga ana e organizatës terroriste PKK, me leje të qeverisë belge ende vazhdon të qëndrojnë leckat të cilët simbolizojnë organizatën terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Tenda e PKK-së ishte ngritur dy ditë pas sulmit terrorist në Ankara më 13 mars. Një nga liderët e organizatës terroriste në Belgjikë, Remzi Kartal po kërkohet me fletarrest për shkak se ka dhënë urdhër për sulme në Stamboll. Ai ka mbajtur konferencë për media në këtë tendë, e cila ende nuk është hequr.

Tenda mbi të cilën ende qëndrojnë leckat të cilët simbolizojnë organizatën terroriste, po mbrohet edhe nga policia belge. Të paktën një automjet i policisë qëndron natë e ditë në afërsi të tendës. E njëjta një natë më parë ishte djegur pjesërisht dhe se përveç policisë mbrohet edhe nga përkrahësit e organizatës terroriste.

Leja e dhënë nga Belgjika pavarësisht se PKK-në e llogarit si organizatë terroriste, shkaktoi reagimin e turqve të cilët jetojnë në Belgjikë.

Dje disa turqë në këtë vend reaguan kundër përkrahësve të PKK-së në tendë. Pasi që turqit u larguan nga tenda me intervenimin e policisë, përkrahësit e organizatës terroriste vazhduan aktivitetet e tyre.

Tenda e cila ishte zbrazur dhe leckat mbi të ishin larguar pas reagimeve të Turqisë gjatë pjesëmarrjes së kryeministrit turk Ahmet Davutoglu në Samitin Turqi-BE, më pas ishte hapur përsëri.

Artikulli paraprakVendoset gurthemeli i Spitalit Pediatrik me vlerë ndërtimi 20 milionë euro
Artikulli vijues“Rusia, masa ushtarake kundër grupeve që shkelin marrëveshjen në Siri”