Në emisionin Argument, në televizionin MTV 2, në gjuhën shqipe, janë përplasur ashpër përfaqësuesi i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Arbër Ademi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Driton Sulejmani.
Derisa Ademi ka pretenduar se BDI ka garantuar një proces të rregullt zgjedhor, ka hasur në një kundërshtim të ashpër të Sulejmanit nga Lëvizja BESA.
“Ne jemi dëshmitarë se kur nuk ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet kemi pasur zgjedhje të kriminalizuara, kemi pasur të vrarë në ato zgjedhje, zgjedhje të kriminalizuara me humbje të jetëve të njerëzve, me plagosje, me harac ndaj bizneseve”, ka thënë Ademi i BDI-së.
Mirëpo, Driton Sulejmani ka thënë se zgjedhje të kriminalizuara kemi edhe tani. “Nuk ka zgjedhje më të kriminalizuara se sa keqpërdorimi i 500 mijë votave të kontestueshme”, ka shtuar Sulejmani. Kjo ka nxitur nervozizëm tek pala tjetër, i cili i ka quajtur deklarimet e tilla si paushalle.
Mirëpo, Sulejmani ia ka ndërmendur se këto janë deklarime të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, sipas të cilit 500 mijë vota janë të kontestuara, pjesa dërmuese e të cilave figurojnë si fiktive.
“ Këto vota i keni keqpërdorur jo BDI bashkë me VMRO – DPMNE’në. Nëse i marrim dhe i analizojmë këto fakte mund lirisht të themi se BDI dhe VMRO nuk kanë legjitimitet për t’i përfaqësuar as maqedonët e as shqiptarët”, ka thënë Sulejmani, gjë që ka bërë që në studio të tensionohet situata dh, BDI dhe BESA të maten se cila prej tyre do të jenë përfaqësues legjitim të shqiptarëve pas zgjedhjeve të ardhshme.
Përndryshe, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë ka identifikuar 495,258 persona që janë në listën e zgjedhësve, të cilët duhet të jenë subjekt i kontrollit. Nga ata, thuajse gjysmë milion njerëz janë për t’u kontrolluar, dhe thuhet se 371,426 kanë dokumente të vlefshme, ndërsa 123,832 nuk posedojnë dokumente të vlefshëm.
Tash së fundmi, edhe prokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva ka deklaruar se Parlamenti, Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese janë jo legjitime pasi kanë ardhur në funksion me manipulime zgjedhore, e cila ka thënë se ekzistojnë shumë prova të forta që dëshmojnë se të dyshuarit në rastin Titanik kanë kryer krime zgjedhore. Sipas saj, me këtë vihet në pikëpyetje funksioni i tyre. Madje Janeva paralajmëroi zgjerimin e hetimit për vepra kundër zgjedhjeve.
“Me hetimet për këta persona që kanë qenë apo që janë në funksione të larta shtetërore, si dhe me provat që i posedojmë që 80% dëshmojnë akuzën, vlerësojmë se vihen në pikpyetje emërimi i kryetarit, gjykatësve kushtetues, dhe deputetëve. Gjithë këto institucione janë jo legjitime dhe duhet ta respektojnë Prokurorinë Speciale në mënyrë që ta dëshmojë të vërtetën”, ka deklaruar prokurorja speciale, Katica Janeva.
You Might also Like
Mbyllja e kufirit Serbi-Hungari: Refugjatët sirianë në grevë urie
Në qytetin kufitar, Roszke, që ndan Serbinë me Hungarinë, kanë filluar një grevë urie refugjatët…
By
Redaksia
1 Min Read
Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve
Nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem…
By
Redaksia
7 Min Read
ProVITA vizitoi shkollën fillore për fëmije me aftësi të kufizuara
Shoqata për kulturë dhe edukim shëndetësor ProVITA vizitoi shkollën fillore për fëmije me aftësi të…
By
Redaksia
1 Min Read
Rrëfimi prekës i emigrantit: Në Siri isha i vdekur
Alaa Houd e ka parë në Siri shpesh vdekjen me sy. Ikja në Evropë ishte…
By
Redaksia
6 Min Read
Tuneli i Euroazisë merr çmimin "Projekti më i mirë i tunelit në botë"
Tuneli i Euroazisë zgjidhet “Projekti më i mirë i tunelit në botë” për vitin 2016…
By
Redaksia
3 Min Read
Kërcënime ndaj organizatës myslimane në SHBA, dërgohet zarf me pluhur brenda
Një organizatë muslimane në SHBA ka evakuuar selinë e saj e cila gjendet në Uashington,…
By
Redaksia
1 Min Read
