Tentativa e FETO-s për grusht shteti, reagon ambasadori i Turqisë në Shkup

Ambasadori i Turqisë në Shkup, Ömür Şölendil në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ka reaguar për tentativën e 15 korrikut për grusht shteti të organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ).

Në deklaratën e tij ambasadori Şölendil shprehet: “Tentativa tradhtare e një grupi të vogël brenda Ushtrisë së Turqisë të cilët ishin anëtarë të organizatës terroriste FETÖ, për grusht shteti që ndodhi më 15 korrik u mposht dhe u shtyp nga vendosmëria dhe mendjemprehtësia e popullit tonë fisnik, si dhe qëndrimi dhe mendjemprehtësia e Presidenti tonë, Kryeministrit tonë, Parlamentit tonë dhe deputetëve tonë. Është për tu vlerësuar lufta dhe qëndrimi i forcave tona të armatosura dhe efektivëve të policisë të cilët janë respektues të vullnetit të popullit tonë.”

“Qëndrimi i partive politike i patundur dhe në unitet përballë tentativës tradhtare për vrasjen e Presidentit dhe familjes së tij, bombardimit të rezidencës presidenciale dhe Parlamentit, është një kthim në historinë tonë. Veprimet e jashtëligjshme dhe tinëzare te organizatës FETÖ i janë përcjellë shumë vendeve të botës dhe vazhdojmë ti përcjellim. Shteti dhe populli jonë vazhdon dhe do të vazhdojë ti dalë për zot vullnetit të tij dhe demokracisë si dhe të drejtës ligjore në vend. Uroj që Allahu të mëshirojë të rënët dhe shërim të shpejtë për të plagosurit si dhe durim për familjarët e të rënëve”, deklaron ambasadori Şölendil.

Ai ka shtuar se puna e shtetit turk kundër veprimeve të cilat synojnë prishjen e unitetit, integritetit, mirëqenien, qetësinë dhe paqen, do të vazhdojë me përkushtim dhe vendosmëri.

Artikulli paraprakBaliq e quan skandaloz shfajësimin e Millosheviqit nga Haga
Artikulli vijuesShkupi shënon 53 vjet nga Tërmeti katastrofik