Tentimvrasje në Deçan, motive haraçi

Një bandë prej pesë vetash ka sulmuar me armë zjarri dy veta në qendër të Deçanit, rreth orës 16.00 të ditës së djeshme.

Vrasjes i kanë shpëtuar pronari i “Play 4 win” Arben Krasniqi dhe një punëtor i kazinos. Ata janë vënë papritmas dhe pa asnjë shkas në shënjestër të bandës prej pesë vetash, nga të cilët të paktën 4 prej tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së Krasniqi, duke synuar vrasjen nga afër. Policia ka dalur në vend të ngjarjes, ndërsa dy të sulmuarit kanë dhënë deklarata në policinë lokale, e cila më pas ka dalur në vendngjarje ku ka gjetur disa gëzhoja të fishekëve. Sipas burimeve të gazetës, sulmi është bërë me motive të nxjerrjes së haraçit. BS/kohaislame

Artikulli paraprakLëvizja “Studim Kritikë Veprim” bllokon hyrjen e Rektoratit
Artikulli vijuesSistemi i Mbrojtjes nga Raketat, ende burim fërkimesh mes SHBA dhe Rusisë