Iran: Bisedimet atomike vazhdojnë më 13 prill

Ministri i jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, thotë se bisedimet e ndërprera për më tepër se një vit, ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, pritet të vazhdojnë më 13 prill.

Këtë datë ai e shpalli mbrëmë vonë, në takimin me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Teheran.

Takimi i fundit ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore ishte mbajtur në janar të vitit 2011, në Stamboll të Turqisë.

Këto bisedime synojnë uljen e tensioneve ndërkombëtare lidhur me programin atomik të Iranit.

Në këto bisedime, nga fuqitë botërore, marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania.

Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që i përfaqëson gjashtë fuqitë botërore, tha dje se ende nuk është arritur marrëveshje për datën e vazhdimit të bisedimeve. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakBlackBerry koncentrohet veç në biznese!
Artikulli vijuesArrestohet për krim deputeti rumun