Ndërpritet mësimi në një shkollë fillore në rajonin Edremit të qyteti Van në Turqi pasi shkolla ka dalë jashtë përdorimit për arsyen se mbështetës të organizatës terroriste kanë hedhur bomba molotov.
Sipas informacioneve të marra mësohet se në orët e mesnatës së mbrëmshme mbështetësit e organizatës terroriste PKK kryen një sulm me molotov ndaj shkollës fillore “Kinyas Kartal” në lagjen Hac?bekir. Mësohet ndër të tjera se terroristët pasi kanë dëmtuar kamerat e sigurisë kanë thyer xhamat dhe kanë hedhur molotov brenda shkollës.
Ndërsa theksohet se ekipet e zjarrfikëses pasi kanë mbërritur në vendngjarje morën nën kontroll zjarrin dhe gjithashtu bëhet e ditur se disa pjesë të shkollës kanë dalë jashtë përdorimit.
– “Ky është një shembull i brutalitetit, është një situatë brutale”-
Drejtori i Drejtorisë Arsimore Kiyasettin Kirekin, pasi ka inspektuar shkollën e djegur nga terroristët ka dhënë një deklaratë, ku pasi ka vënë në dukje se sulmi ndaj shkollës nuk i shërben askujt ai tha se institucionet arsimore po përballen vazhdimisht me sulme. /Rtv islam/