“Terroristët që vrasin njerëz të pafajshëm, armiqtë më të mëdhenj të Islamit”

“Përhapja e Islamit në Afrikë, Azinë Jugore është bërë për shkak të çlirimit të zemrave e jo të tokave”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e mbajtur në kuadër të inaugurimit të ndërtesës së shërbimeve të Komunës së Eyupit, ka pohuar se terroristët të cilët vrasin njerëz të pafajshëm, uzurpojnë dhe djegin, janë armiqtë më të mëdhenj të civilizimit Islam dhe Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Muslimani është pas ndërtimit dhe jo rrëzimit, ngjalljes, jo vrasjes, bisedës e jo armiqësisë. Përhapja e Islamit në Afrikë, Azinë Jugore, domethënë në gjeografinë ku jetojnë intensivisht muslimanët është bërë për shkak të çlirimit të zemrave e jo të tokave”, u shpreh Erdoğan.

Presidenti Erdoğan më tej u shpreh: “Në Siri janë viktimizuar 12 milionë njerëz, afër 600 mijë të pafajshëm janë masakruar, asnjë musliman nuk mund të mbajë veten ndarë nga ky faj. Njësoj edhe ato të cilët heshtin për zhvillimet në Bangladesh nuk mund të shpëtohen nga ky faj.

Në kohën kur Turqia nga të gjitha anët sulmohet nga organizatat terroriste dhe mbështetësit e tyre, BE-ja na thotë ‘duhet ta ndërroni ligjin për luftën kundër terrorizmit’. Pse nuk e ndryshoni ju mentalitetin që i lejon terroristët të cilët kanë ngritur tenda afër Parlamentit Europian? Do t’iu mundësosh terroristëve që ta vendosin tendën dhe do të thuash se këtë e ke bërë në emër të demokracisë. Ndërsa ne ‘Do të heqim vizat, kushti i kësaj, këtë duhet ta ndryshosh’…Më falni, ne shkojmë në rrugën tonë, ti shko në rrugën tënde. Me kë të duash dakordohu'”.

Erdoğan duke komentuar zhvillimet e fundit në AK Parti u shpreh: “Siç e dini partia qeverisëse, AK Parti, mori vendim që më 22 maj të shkoj në Kongres. I nderuari kryeministër njoftoi se nuk do të jetë kandidat në këtë kongres. Dëshiroj që ky vendim për Kongres të AK Partisë, kryetarit të kësaj partie dhe kryeministrit të jetë me fat. Së pari dua të falënderoj kryeministrin për detyrën e tij prej 20 muajsh, në emrin tim dhe në emrin e popullit.

Populli jonë asnjëherë nuk harron dikë që për këtë shtet ka bërë diçka. Besoj që kryeministri gjendet në vendin e veçantë të popullit tonë për shërbimet që ka bërë. Edhe unë në praninë tuaj dua të falënderoj Davutoglu-n, i cili më parë ishte këshilltari im i lartë, më pas ministër i punëve të jashtme dhe në 20 muajt e fundit si kryeministër”.

Erdoğan gjithashtu duke theksuar se nuk duhet frikësuar nga sistemi presidencial, u shpreh se: “Sa më shpejt duhet të ofrojmë në aprovimin e popullit tonë sistemin presidencial”.

 

Artikulli paraprak“Solidarizohemi me të Kuqen”- kampanjë për Sirinë
Artikulli vijuesLuftimi i korrupsionit ka rritur të hyrat buxhetore