Thaçi: Mbështes iniciativat për dekriminalizimin e politikës kosovare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot kishte një mënyrë të re për të diskutuar me mediet dhe shoqërinë civile.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot kishte një mënyrë të re për të diskutuar me mediet dhe shoqërinë civile. Ai nuk mbajti konferencë për media, por në selinë e Lëvizjes Fol shpalosi axhendën e tij dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi, gjatë prezantimit të tij përmendi sukseset e fundit të arritura duke cekur shumë prioritete që i ka gjatë mandatit të tij, por në veçanti përmendi dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, atë në mes liderëve, pastaj atë në mes të politikës dhe medieve.

Po ashtu u përmendën edhe ndryshimet kushtetuese në shumë pika: në Kodin Penal, futjen e elementeve të reja shtet formuese dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë në nivele të ndryshme.

Sipas Thaçit Kosova është shembull i tolerancës dhe komunitetet e saj janë vlerë e jo ngarkesë. Ai po ashtu deklaroi se nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel, sikurse u përfol para disa ditëve në medie.

Nga gazetarët e pranishëm u shtruan pyetje të ndryshme, ku Thaçi u përgjigj edhe për sa i përket gjykatës speciale. Lidhur me këtë çështje presidenti Thaçi deklaroi se nuk sheh probleme dhe trazira politike duke shtuar se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në fund të këtij takimi ai u zotua se do të mbështesë të gjitha iniciativat për dekriminalizimin e politikës kosovare, duke propozuar që kjo duhet të fillojë që nga listat zgjedhore.

Artikulli paraprak“Ashtu siç shikojmë organizatën terroriste ashtu shikojmë edhe ato që mbrojnë tezat e saj”
Artikulli vijuesKoordinatorët antitrafikim të Evropës Juglindore takim në Tiranë