Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs, Hashim Thaçi, gjatë ditёs sё dytё tё vizitёs zyrtare nё Kajro ka vazhduar takimet me liderё tё vendeve tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islamik (OIC).
Me ftesё tё presidentit tё Republikёs Arabe tё Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri Thaçi sot ka zhvilluar edhe një takim të gjatë bilateral.
Gjatё takimit Kryeministri Thaçi u fokusua kryesisht nё çёshtjen e njohjes sё Republikës së Kosovёs nga Egjipti.
Presidenti Morsi premtoi se Republika Arabe e Egjiptit do ta njohё Republikёn e Kosovёs shumё shpejtё.
Nё kёtё takim nё mes tё tjerash është diskutuar edhe për thellimin e marrёdhёnieve bilaterale nё mes tё shtetit tё Kosovёs dhe atij tё Egjiptit.
Kryeministri Thaçi nё kёtё takim ishte i shoqёruar edhe nga Ministri i Punёve tё Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ndёrsa Presidenti Morsi nga Ministri i Punёve tё Jashtme të Egjiptit, Kamel al Amr.
You Might also Like
Egjipt, vazhdojnë arrestimet e udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane
Policia egjiptiane ka arrestuar njërin nga udhëheqësit kryesorë, që ishte në liri, pjesëtarë i Vëllazërisë…
By
1 Min Read
Izraelitët sulmojnë muslimanët dhe krishterët. Reagon Liga Arabe
Në një komunikatë me shkrim të Ligës Arabe dënohet sulmi i kolonëve çifutë që jetojnë…
By
1 Min Read
Thirrje për tregti të lirë midis vendeve islamike
Bhurban-Ambasadorët e vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) të shtunën përtërinë thirrjen për heqjen…
By
3 Min Read
Britania premton dërgimin automjete të blinduara për çlirimtarët sirianë
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague, ka thënë se vendi i tij do t’iu…
By
3 Min Read
Në luftën kundër terrorit arrihet drejt fundit
Provinca Silopi e rrethit Sirnak është pastruar nga terroristët e PKK-së, radhën e ka provinca…
By
1 Min Read
CIA solli në pushtet Khomeinin dhe shijat në Iran?
Arkivi nacional amerikan në faqen e saj zyrtare të internetit publikoi raport dhe të dhëna…
By
1 Min Read
