Thaçi nga Stambolli: Egjipti e ka njohur Kosovën

Egjipti tashmë ka marrë vendim për ta njohur Kosovën. Këtë lajm ia ka konfirmuar kryeministri Thaçi, homologu i tij nga Egjipti, gjatë një takimi të përbashkët me kryeministrin turk, Erdogan.

“Kemi zhvilluar takime të përbashkëta trelaterale, të organizuara nga kryeministri Erdogan, me kryeministrin e Tunisit, ndërsa një takim i veçantë edhe me kryeministrin e  Egjiptit, me të cilin diskutuam për përshpejtimin e procesit të njohjes nga ky shtet. Është edhe konfirmim i kryeministrit të Egjiptit, në praninë time edhe të kryeministrit Erdogan, se Egjipti veç e ka marrë vendimin për ta njohur Kosovën, ndërsa mbetet në autoritetin e Kajros, të presidentit Morsi që ta bëjë publike njohjen e Kosovës. Njohjet që do të vijnë nga Egjipti dhe Tunisi ditëve në vijim janë shumë të rëndësishme për Kosovën sepse do t’iu hapnin rrugë edhe vendeve të tjera për ta marrtë një vendim të tillë”, tha ai, raporton RTK./kohaislame

Artikulli paraprakVazhdon konferenca fetare: Bashkësia Islame nuk merr pjesë
Artikulli vijuesUP themelon Komisionin për Cilësi