Thaçi ngushëllon Turqinë: Jemi me ju në këto çaste të rënda

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, shprehet i tronditur dhe dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në Ankara, në të cilin humbën jetën rreth 30 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta autoriteteve të Republikës së Turqisë, popullit turk dhe familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin turk dhe familjet e viktimave. Ne solidarizoheni përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi.

Aktet e tilla mizore terroriste, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, dëshmojnë se sa i nevojshëm dhe i drejtë është vazhdimi pa kompromis i luftës kundër terrorizmit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit”.

Nga një shpërthim në Ankara i cilësuar si sulm terroriste, vdiqën 30 persona ndërsa 126 tjerë të plagosur.

Artikulli paraprakArrestohet katoliku kosovarë që donte të vriste Mimoza Kusarin
Artikulli vijuesHallakaten ata që i pengon puna e rektorit