Edhe Serbia duhet t’i gëlltisë disa gjëra që s’i dëshiron!

Ministri i punëve të Brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se në dialogun e Beogradit me Prishtinën mund të përfshihen edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka njoftuar “Radio KiM”.

“Po flitet se në dialogun e ardhshëm do të ketë edhe nga pozicione më të larta të bashkësisë ndërkombëtare, siç janë Sekretarja e Shteti Clinton dhe Catherine Ashton”, ka thënë ministri Rexhepi, raporton Koha.

Rexhepi për emisionin “Dogovor” (Marrëveshja ), që do të emetohet të premten, ka thënë se “kur përfshihet kjo ‘makineri e rëndë’, atëherë ajo as që pyet shumë për vullnetin tënd, por të imponojnë nga diçka”.

“Kështu do të jetë edhe me Serbinë. Ajo (Serbia) duhet të përcaktohet a do të ketë perspektivë evropiane, prandaj do t’i duhet të gëlltisë disa gjëra që nuk i dëshiron. Kështu ka qenë edhe me Kosovën”, ka thënë Rexhepi.kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi të martën nis vizitën në Egjipt
Artikulli vijuesThaçi: PDK po mobilizohet