Thaçi: Së bashku do jemi në NATO dhe BE

Është zhvilluar para parada e Forcave të Armatosura në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë paradë kanë parakaluar edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni të veçantë kanë marrë pjesë personalitete të lartë të shtetit shqiptar, Kosovës, ambasadorë e diplomatëve të shumtë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, fjalën e mori i pari Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti nisjen e paradës ushtarake duke u bërë thirrje forcave ushtarake të mbajnë lart krenarinë e kombit shqiptar.

“Mbajeni lart krenarinë e kombit tonë, flamurin tonë, ju jeni krenaria dhe siguria e kombit tonë. Sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka forcën e saj të sigurisë, forcën solemne, forcën që është e gatshme të paraqesë paqen kudo në botë. Secili nga ne të ndjehet krenar që Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s. Po ashtu shteti i Kosovës do jetë pjesë e NATO-s dhe BE. Dhe së bashku do jemi në NATO dhe BE të bashkuar”, ka theksuar ai, transmeton RTK.

Kreu i qeverisë kosovare iu uroi festën shqiptarëve kudo ndodhen, ndërsa vuri në dukje që ndjehet i gëzuar që po feston në Shqipëri.
“Gëzuar festën e pavarësisë së Shqipërisë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, festën e Flamurit kombëtar, 100 vjetorin e Pavarësisë. Jam i nderuar të festoj me ju 100 vjet pavarësi të Shqipërisë, aq sa jam i nderuar aq ndjehem krenar për aq sa kemi arritur deri më sot”, theksoi ai.
Kurse Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kombi shqiptar shpesh ka qenë në pozita që të jetë apo të mos jetë dhe derisa të tjerët kanë menduar që më nuk do të jetë, ai është ngritur si feniksi.
Historia 100 vjeçare e shqiptareve, sipas tij në një mënyrë ose tjetër prodhon historinë mijëravjeçare dhe kushdo që vështron në këtë histori gjen një ngjashmëri të madhe me feniksin.
“Në kohërat e shkuar, kombi shpesh është gjetur para alternativave të jetë apo të mëso jetë, por ka shume prej tyre qe kanë menduar se nuk do të vazhdoj më tutje, por ai është ngritur si feniksi, mbi hirin e tij, falë armëve të tij edhe ka mbijetuar. Por këtë shekull të vështirë, kombi në të gjitha momentet e ka pasur mbështetjen e madh të kombeve të juaja të qytetëruara. Kjo është e vërtetë në përpjekjet e tij për tu çliruar nga pushtimet, kjo është e vërtetë në përpjekjet e tij për të dal nga diktatura. Kjo është e vërtet për të ndërtuar, vlerta e saj dhe sistemin demokratik. Kjo është e vërtet për të ndërtuar e sistemin vlerave në sistemin demokratik, kjo është vërtetë për t`u çliruar, nga të tjerët “, ka thënë Berisha.
Ai ka falënderuar shtetet mike për ndihmën dhënë në çlirimin Kosovës. “Kështu që ne sot jemi mbledhur këtu që me miqtë e mëdhenj dhe të vërtet që kanë kontribuar kaq shumë në lirin e popullit tim. Kanë mbështetur aspirata e shqiptarëve për dinjitet dhe integrim. Kjo mbështetje ka qenë shumë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për çlirimin e Kosovës dhe përpjekjet e shqiptarëve për integrim në Evropë. Me 28 nëntor populli shqiptar ka jetuar në një mjerim të paimagjinueshme për Evropën ”, ka deklaruar Berisha.
Pa fjalimeve të dy kryeministrave, kanë parakaluar Forcat e Armatosura të Shqipërisë.kohaislame

Artikulli paraprakSerbët i “druhen” lirimit të Haradinajt
Artikulli vijuesRritet mbështetja për shtetësinë e Palestinës