Kastriot Islami nga AKI i përfshirë në vjedhjen e NLB-së

Punëtori i AKI-së, Kastriot Islami nga Gjilani, është i përfshirë në vjedhjen e bankës NLB në Prishtinë, këtë e ka konfirmuar edhe vet kreu i AKI-së Bashkim Smaka për Indeksonline.

Sipas kreut të AKI-së, Islami nuk ishte agjent por roje në punishte.
“Komisioni parlamentar është informuar në detaje, nuk ka qenë agjent por roje në një punishte ku janë duke u bërë punime të AKI-së”, ka theksuar Smaka për Indeksonline.

AKI pritet të ndërmarrë masa të mëtejshme, duke përfshirë edhe largimin nga puna të punëtorit, nëse vërtetohet fajësia e tij.

Ky skandal ka nisur të përflitet në publik, pasi që Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmjen e së enjtes, të cilët dyshohet se një ditë më parë grabitën 13.000 euro në një nga filialet e bankës NLB në Prishtinë.indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët “luajnë” me EULEX-in
Artikulli vijuesEl Clasico në Mekë!